Agjencia për Sigurim “Nikob”, me 3 milionë euro do ta sigurojë Qeverinë dhe institucionet shtetërore

Agjencia për Sigurim “Nikob” e ka fituar tenderin e Shërbimeve për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Maqedonisë, për sigurim fizik trevjeçar për më shumë se 30 subjekte shtetërore në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Nikob” në tender ka ofruar çmimin më të volitshëm, kurse marrëveshja është nënshkruar më 2 tetor, në vlerë prej 3 milionë euro.

Në tender janë paraqitur tre oferta, më e lira ka qenë 8500 euro, kurse më e larta 2.61 milionë euro.

Shërbimi i “Nikob” parasheh sigurim fizik të objektit të organeve shtetërore, mbrojtje të qasjes së personave të paftuar dhe formave të tjera të veprimeve të dëmshme, si dhe mbrojtje dhe sigurim të personave të cilët punojnë në drejtoritë shtetërore.

“Nikob” duhet të bëj edhe mbikëqyrje të kamerave në objektet dhe të mirëmbajë rendin e hapësirës. Themelues dhe pronar i “Nikob” është Kiril Llazarov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button