Çavushoglu: BE dhe NATO nuk heqin dorë nga Maqedonia për shkak të referendumit

NATO dhe BE nuk duhet që të heqin dorë nga Maqedonia për shkak të rezultatit nga referendumi, por do të vazhdojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu, njofton Portalb.mk.

“Ne me kujdes i ndjekim ndodhitë. Në fund të fundit ky është vendim i qytetarëve dhe ne atë patjetër ta respektojë. Nga ana tjetër, as NATO, as BE nuk do të tërhiqen nga mbështetja dhe bashkëpunimi me Maqedoninë për shkak të referendumit dhe rezultatit nga ai. Në fakt, Maqedonia u ftua të bëhet anëtare e NAT-s në samitin e fundit me vendim njëzëri nga të gjithë aleatët”, theksoi Çavushoglu në konferencë të përbashkët për shtyp në Ankara me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Bllok.

Shefi i diplomacisë turke, ka theksuar se duhet të vazhdojnë bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim në NATO, ndërkaq BE duhet patjetër t’i kushtojë më shumë kujdes Ballkanit Perëndimor.

Turqia, tha Çavushoglu, e ka përkrahur përparimin, paqen dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit, si dhe integrimin e tyre në NATO dhe BE.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë më 30 shtator u deklaruan në referendum në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”. Gjithsej kanë votuar 666.743, ose 36.91%. Prej tyre, 609.813 ose 91.46% kanë votuar “PËR”, ndërkaq 37.700 ose 5.65% “KUNDËR”. Rezultatin e referendumit e përshëndeti faktori ndërkombëtar, ndërkaq tani pritet që Kuvendi t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, të cilat kërkojnë 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Rezultati përfundimtar nga numërimi 100 për qind i votave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button