LSDM: Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, menjëherë do të shkohet në zgjedhje parlamentare

Bordi  Ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e mbrëmshme ka përfunduar se deputetët e Kuvendit duhet ta ndjekin vullnetin e shprehur të shumicës prej mbi 600 mijë qytetarëve, të marrin përgjegjësi dhe të përshpejtojnë proceset për anëtarësim në NATO dhe BE. Nëse nuk mundet kështu, siç thuhet në kumtesën e partisë, atëherë menjëherë do të shkohet në zgjedhje parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Bordi Ekzekutiv, siç thuhet në kumtesë, i ka autorizuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe koordinatorin e grupit parlamentar, Tomisllav Tuntev që t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm në drejtim të përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Shumica e qytetarëve, mbi 90 për qind që dolën të votojnë, votuar “Për” dhe porositën se Republika e Maqedonisë duhet ta pranojë marrëveshjen me Greqinë dhe të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së me ruajtjen e identitetit maqedonas. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv, njëzëri përfunduan se kur ka vullnet të shumicës, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet ta ndjekin zërin e shumicës prej mbi 600 mijë qytetarëve, të marrin përgjegjësi dhe të përshpejtojnë proceset për anëtarësim përfundimtar në NATO dhe BE. Nëse kjo nuk është e mundur dhe VMRO-DPMNE edhe më tej e frenon të ardhmen e qytetarëve dhe e zhyt vendin në humnerë, atëherë nuk ka opsion tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të vendosin për të ardhmen e tyre”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Anëtarët e Bordit kanë vlerësuar se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë demokratike, t’u mundësohet qytetarëve ta ndjekin zërin e qytetarëve dhe të sigurojnë anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Askush nuk duhet të besojë në amnisti. Bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e qytetarëve dhe fokusi i të gjitha partive politike duhet të jetë kjo çështje. Çdo gjë tjetër është lojë me të ardhmen dhe përpjekje për kthimin e vendit në izolim”, thuhet në kumtesën partiake.

Në seancë është përfunduar se referendumi të dielën ka kaluar në mënyrë të qetë, të drejtë dhe me atmosferë demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button