Rasti Kavanaugh: Senati merr sot raportin e FBI-së

Senati i Shteteve të Bashkuara pritet të marrë sot raportin e FBI-së mbi akuzat për sulm seksual kundër të emëruarit të presidentit Donald Trump për gjykatës të Gjykatës Supreme.

Konstatimet nuk do të bëhen publike, por senatorët do të mund t’i shqyrtojnë, transmeton REL.

Republikanët dhe demokratët mbeten thellësisht të ndarë rreth konfirmimit ose jo të Brett Kavanaugh për gjykatës të Gjykatës Supreme.

Christine Blasey Ford e ka akuzuar atë për sulm seksual kundër saj, në vitin 1982, por Kavanaugh e ka mohuar.

FBI nisi hetimet e së kaluarës së gjykatësit javën e kaluar, pasi Ford dëshmoi para Komitetot të Senatit për Drejtësi.

Udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, do që votimi përfundimtar në Senat për Kavanaugh të mbahet të shtunën.

Posti i gjykatësit të Supremes në SHBA është i përjetshëm.

Kjo gjykatë është shpesh fjala e fundit për ligjet e diskutueshme dhe nëntë gjyqtarët e saj kanë një ndikim të madh në jetën politike amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button