Debati në rrugë, LSDM-ja: VMRO-DPMNE-ja nuk e di se çfarë bën dhe kah do të shkojë (VIDEO)

“E përqendruar në amnisti, kryesia e VMRO-DPMNE-së nuk e di se çfarë bën, partia nuk e di se kah shkon. Nuk ka asgjë më të dobishme se vullneti i mbi 600 mijë qytetarëve”, kështu thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në kumtesën e dërguar sot, e cila të bashkëngjitur ka edhe video ku shihet se si pjesëtari i saj, Kostadin Kostadinov zhvilloi debat në rrugë për rezultatin e referendumit të 30-shtatorit, me zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së, Naum Sotillkovski, transmeton Portalb.mk.

Nga LSDM-ja thonë se sot VMRO-DPMNE-ja ka poshtëruar edhe mbi 600 mijë qytetarët të cilët votuan “për” në referendum.

“Nervoza e kryesisë së VMRO-DPMNE-së sot ka kulmuar me poshtërim të papranueshëm ndaj qytetarëve. Për VMRO-DPMNE-në, mbi 600 mijë votat e qytetarëve të cilët votuan në referendum janë të padobishme. Kjo është e njëjta linjë me Nikolla Gruevskin, nëpërmjet së cilës me vite u malltretuan, poshtëruan dhe nënvlerësuan qytetarët, të cilëve iu ndalohej e drejta për votë, liri të shprehjes dhe liri të fjalës”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button