Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të diskutohet për disa tema ekonomike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë mbledhje në të cilën, mes të tjerave, me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane – Sektori për koordinim të fondeve evropiane dhe ndihmës tjetër të huaj, do të shqyrtohet informata për statusin e implementimit të Tuining projekteve rrjedhëse të BE-së, si instrument për përforcim të sendërtimit institucional.

Në mbledhje, Qeveria do ta shqyrtojë dhe do të sjellë konkludime adekuate lidhur me informatën për aktivitetet të cilat i ndërmori Republika e Maqedonisë për implementimin e Strategjisë nacionale për zhvillim të qëndrueshëm dhe Implementim të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Ministria e Ekonomisë para anëtarëve të tjerë të Qeverisë sot do ta prezantojë Informatën me propozim për ngritje të procedurës për formim të grupit puunes për implementimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e turizmit mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, si dhe informatën për mbajtje të Mbledhjes së dytë të Komisionit të përzier rerth Memorandumit për bashkëpunim ekonomik mes ministrive të Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovakisë.

Në rend dite të mbledhjes është edhe Propozim-programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për realizim të zhvillimit të veprimtarisë në standardin studentor për vitin 2018, si dhe informatën për progres të aktiviteteteve në procesin e përpunimit të Strategjisë për specializim të mençur për hulumtim dhe inovacione për periudhën janar-qershor 2018, si propozim i Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e njejtë për mbledhjen e sotme e propozoi edhe pikën Informata për nënshkrim të Marrëveshjes me Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik, me tekst të Marrëveshjes.

Qeveria e RM-së në këtë mbledhje do ta shqyrtojë edhe informatën për realizimin e projekteve “Fundjavë pa pagesë për të rinj deri 27 vjeç për transport në komunikacionin hekurudhor”, “50% zbritje për nxënës dhe studentë”, “E enjte pa pagesë për studentë në komunikacionin hekurudhor”, “E mërkura e shkollave të mesme” dhe Fundjavë pa pagesë për të moshuar në komunikacionin hekurudhor”, për vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button