VMRO-DPMNE: Çfarë zgjedhjesh të parakohshme, ju lutem

VMRO-DPMNE-ja opozitare në këtë moment nuk dëshiron të bisedojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga “Pallati i bardhë” zëdhënësi i partisë Naum Stoillkovski kërkoi përgjegjësi për rezultatin e arritur në referendum nga pushteti. Opozita është e bindur se deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk do t’i mbështesin ndryshimet e parashikuara kushtetuese. Në mënyrë plotësuese, nga kjo parti e akuzuan pushtetin për parregullsi gjatë procesit të referendumit duke paralajmëruar kallëzime penale, transmeton Alsat M.

“Çfarë zgjedhjesh të parakohshme, ju lutem. Kjo që ndodhi dje është se shifrat e treguan disponimin e qytetarëve ndaj marrëveshjes me Greqinë. Për çfarë zgjedhjes të parakohshme jemi duke biseduar këtu. Vijon një proces që është i paralajmëruar, vijojnë edhe shumë procese, a do të vjen deri te zgjedhjet e parakohshme do të shohim”, theksoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Zaev: Zgjedhjet e paralajmëruara duhet ta ndryshojnë gjendjen për të mirë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button