Ish ambasadori Esmerov ka paraqitur në polici se është sulmuar për shkak të referendumit

Ambasadori i mëparshëm i Maqedonisë në Bullgari, Igor Esmerov, mbrëmë ka paraqitur në polici se ka qenë i sulmuar në një kafe bar në Shkup. Siç ka deklaruar Esmerov, sulmi ka qenë për shkak të qëndrimit të tij për referendumin, përcjell Portalb.mk. 

Nga policia informojnë se rasti ka ndodhur rreth orës  00.15 pas mesnate.

“Derisa ka qenë me një mik të tij i është afruar J.LL(33) nga Shkupi me të cilin njihen prej më parë dhe i ka shprehur kërcënime verbale në lidhje me votimin për referendumin, ndërsa në një moment e ka sulmuar me grusht, pas çka i sulmuari për kohë të shkurtër ka rënë në tokë pavetëdije. Janë marrë masat dhe aktivitetet për pastrimin e rastit dhe kundër J.LL është ngritur padi, informojnë nga MPB.

Fokus mëson se prapa rastit qëndron Jovica Llatinovski, i cili është djali i kryetarit të mëparshëm të komunës së Butelit, Petre Llatinnovski, gjithashtu nga partia e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button