Tetovë, votimi për refendumin shkon në rregull dhe pa incidente (VIDEO)

Në shkollën fillore “Migjeni” në Tetovë, procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe pa probleme. Kryetarja e vendvotimit 1948, Hazbije Memeti Ceka thotë për Portalb.mk se deri në orën 14 kanë votuar 170 votues nga gjithsej 720 në listën zgjedhore.

Votimi për referendumin në qytetin e Tetovës ka filluar në kohë dhe nuk janë vërejtur incidente, raporton Portalb.mk. Këtë e konfirmon përfaqësuesi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Tetovë, Nazim Dauti. Deri në ora 9, dalja ishte 2,21%.

Atmosferë e ngjashme ka qenë edhe në vendvotimin, 1943 në Tetovë, konfirmoi për Portalb.mk, kryetari i Komisioit në vendvotim, Branisllav Jakimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button