Kosovë, deputeti Sejdiu parashtroi në Kushtetuese kundërshtimet ndaj Thaçit

Deputeti Korab Sejdiu, ka parashtruar kundërshtimet e tij në Gjykatën Kushtuese ndaj kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, për interpretim të nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në kundërshtimin e tij, Sejdiu ka shkruar se pret që kërkesa të shpallet e papranueshme, pasi, siç ka shkruar, ai prek kufijtë e absurditetit.

“Duke marrë parasysh se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re, por për një letërkëmbim, i cili është i lidhur me një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi, atëherë çështja e ngritur nga parashtruesi i kërkesës nuk përbën fare objekt shqyrtimi”, thuhet mes tjerash në kundërshtimin e tij.

Në postimin në rrjete sociale, Sejdiu ka shkruar se mbetet me shpresë se përbërja e re e Gjykatës Kushtetuese do të nxjerrë një vendim të drejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button