Han: Anëtarësimi i Maqedonisë në BE është i mundshëm deri në vitin 2025

“Është real afati i anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025”, kështu deklaroi Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryenegociatorin, Bujar Osmani, me rastin e fillimit të procesit të skriningut, përpara caktimit të datës për bisedimet për anëtarësim në BE dhe hapjen e kapitujve, njofton Portalb.mk.

“Nuk kam data, as afate, por vitin e ardhshëm presim rezultate. Ky është moment i entuziazmit të madh, por nuk duhet që të harrohet se na pret shumë punë. Komisioni Evropian 9 vite i jep përkrahje Maqedonisë me rekomandime për fillimin e bisedimeve për anëtarësi në BE. Çdo ditë është e rëndësishme dhe nuk duhet që të humbet”, tha Han nga Brukseli.

Nga ana tjetër, Osmani tha se dita e sotme për Maqedoninë është sukses për Maqedoninë dhe nuk ka kthim nga rruga e anëtarësimit.

“Maqedonia dje dhe sot shkruan histori. Ky është moment që gjatë e kemi pritur dhe janë përgatitur të gjitha qeveritë. Më lejoni të konstatoj se arritëm sukses. Maqedonia pakthyeshëm po lëvizë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Nga kjo rrugë nuk ka kthim mbrapa”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button