Aleanca për Shqiptarët sot në Tetovë e mbyll fushatën, të votohet masovikisht në referendum (VIDEO)
Shtabi qendror i Aleancës së Shqiptarëve sot mbajti konferencë për media për të njoftuar për fushatën e zhvilluar për referendumin e 30 shtatorit. Në konferencë u cek dobia e madhe e vendit me anëtarësimin në NATO dhe BE, por për t’u anëtarësuar, duhet të votohet “për” në referendum, transmeton Portalb.mk.
“Me moton për NATO dhe BE e filluam karavanin tonë politik nga Shkupi, duke vazhduar më tej në Gostivar, Kumanovë, Manastir, Kërçovë, Dimër, Strugë, Studeniçan, Hasambeg, Haraçinë, Bllacë, Bogovinë, Vrapçisht, Tearcë, Përvenic, Dollnen dhe sonte në Tetovë, ku përveç shtabit qendror të Aleancës së Shqiptarëve, i pranishëm ka qenë edhe lideri Ziadin Sela i cili me argumente politike ka bërë thirrje që ta përkrahin referendumin e 30 shtatorit, hapin e rëndësishëm dhe të domosdoshëm për integrimin e vendit në NATO dhe BE”, tha në konferencë për media kryetarja e shtabit qendror e fshatës ‘për’ referendumin, Bujare Abazi.
“Aleanca për Shqiptarët fuqishëm mbështet integrimin e vendit në NATO dhe BE duke dhënë provat e saj politike, duke pamundësuar qeverisje si qeverisja e kaluar e cila për më shumë se një dekadë kishte bllokuar procesin e integrimit të vendit. Alenca ka sjellë vendim që referendumi i 30 shtatorit masovikisht të përkrahet nga e gjithë anëtarësia duke u bërë thirrje edhe qytetarëve ta përkrahin”, tha Abazi.
Ziadin Sela nga Sheshi Skënderbeu nisi fushatën “për” anëtarësim në NATO dhe BE (VIDEO)