Trump thotë se nuk do të takohet me Rohanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se nuk ka asnjë plan që të takohet me homologun e tij iranian, Hassan Rohani.

Megjithatë, Trump dha sinjale se është i hapur për një takim të mundshëm në të ardhmen me Rohanin, transmeton REL.

“Pavarësisht kërkesave, unë nuk kam plane që të takohem me presidentin iranian, Hassan Rohani. Ndoshta në të ardhmen. Jam i sigurt se ai është njeri i dashur”, ka shkruar Trump në një postim në Twitter.

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar që prej se në muajin maj, presidenti Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore. Trump po ashtu urdhëroi rivendosjen e sanksioneve.

Marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button