Kryeparlamentari Xhaferi: Mbështes arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në takim me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mbështetje për marrëveshjen Kosovë – Serbi, transmeton Portalb.mk.

“I mbështes përpjekjet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka thënë Xhaferi.

Ndërkaq, sa i takon bisedave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Thaçi në takim ka thënë se marrëveshja eventuale, nuk do i rrezikojë aspak vendet fqinje dhe se i tërë procesi do të jetë në koordinim me Uashingtonin dhe BE-në.

Përkrahje për marrëveshjen Kosovë – Serbi ka deklaruar edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

LEXO: Zaev: Maqedonia e përkrah zgjidhjen pozitive të dialogut Kosovë – Serbi
LEXO: Takimi Zaev – Thaçi: Rritje e shkëmbimit tregtar, me ndërtimin e gazsjellësit dhe autostradës Maqedoni – Kosovë

Takimi Xhaferi – Thaçi: Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button