Terry zbulon se si e turpëroi Mourinho para lojtarëve të Chelsea

John Terry ka folur rreth kohës kur ishte në Chelsea, nën udhëheqjen e portugezit Mourinho.

Edhe pse kapiten asokohe, as Terry nuk ishte imun ndaj trajnerit, transmeton Lajmi.net.“Ai më talli njëherë në një seancë stërvitore para sezonale, pak kohë pasi ne kishim fituar ligën. Ai ndaloi stërvitjen, u afrua dhe më tha : “ Nëse vazhdon të humbasësh topa kështu, do të dal të blejë ndonjë lojtarë për 50 euro” ka cituar Terry trajnerin portugez.

“Mendoja me vete… kam luajtur në të gjitha ndeshjet nën drejtimin e tij dhe tani po më thotë këto fjalë, por, kështu vepronte edhe me Lampard e Drogba. Ai dinte se si të na nxiste për më të mirën” ka vazhduar më tej ish kapiteni i Chelsea.

Terry mendon se Mourinho nuk ka këtë karakter në Manchester dhe kjo është arsyeja e “dështimit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button