Ministri i Kulturës Ademi, në vizitë pune në Shqipëri

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, dje ka qëndruar për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku në Tiranë është takuar me kolegen e tij shqiptare, Mirela Kumbaro Furxhi.

Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit i kanë theksuar relacionet e shkëlqyeshme të të dyja vendeve në sferën e kulturës që është konfirmuar edhe me nënshkrimin e Programit për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë për periudhën vjetore 2015-2020.

“Po ashtu, ministrat Ademi dhe Kumbaro Furxhi kanë nënvizuar edhe bashkëpunimin e mirë në të gjitha segmentet e kulturës ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjë që konfirmohet edhe me aktivitetet e shumta të realizuara në sferën muzikore-skenike, në veprimtarinë e folklorit dhe atë botuese-teatrale që rezultoi me shumë vizita të artistëve nga Maqedonia në Shqipëri, si dhe vizita të ndërsjella të artistëve nga Shqipëria në festivalet ndërkombëtare në vendin tone”, informojnë nga Ministria e Kulturës.

Dokument tjetër i rëndësishëm, me të cilin avancohen relacionet në sferën e kulturës, nga Ministria thonë se është edhe Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Galerisë Nacionale të Maqedonisë dhe Galerisë Nacionale të Shqipërisë me të cilin do të vihen në funksion resurset hapësinore dhe intelektuale të të dyja institucioneve për realizimin e projekteve, hulumtimeve, qëndrimeve artistike, seminareve, ligjëratave dhe ngjashëm.

Në orët e mbrëmjes ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në Galerinë e Arteve në Tiranë, mori pjesë në hapjen solemne të ekspozitës së pavarur të artistes së shquar Flaka Haliti, me titull: „Here – or rather there, is over there“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button