Ja çfarë kanë biseduar Merkel me Mickoskin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka realizuar takim në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup me kancelaren Angela Merkel, e cila ndodhet për vizitë në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Pas takimit, Mickoski ka thënë që kanë diskutuar për aktualitetin politik dhe i ka treguar kancelares se pse nuk e pranojnë Marrëveshjen me emrin.

“Ky ishte takim tet-a-tet me kancelaren Angela Merkel. Ishte takim miqësor, si lideri i dy partive simotra. Theks kryesor në bisedim ishte referendumi. Unë i theksova pozitat e partisë sonë, pse VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta pranojë këtë Marrëveshje me Greqinë. E njoftova me aksionin tonë “Verë për Maqedoninë”, e cila është në rrjedhë, duke i thënë se ne si parti do të orientohemi sipas vullnetit të qytetarëve. Gjatë javës së ardhshme, do të kemi takim me trupat e partisë dhe përfundimisht do ta konfirmojmë pozitën tonë për referendumin e 30 shtatorit”, tha Mickoski.

AI nuk ka dhënë detaje më të hollësishme për takimin, i cili ka zgjatur rreth 20 minuta. Merkel ka dalë nga Ambasada për të shkuar në Aeroport, pa dhënë deklaratë.

Merkel me porosi të qartë: Nuk ju kërcënoj, por pa referendum të suksesshëm s’ka NATO dhe BE (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button