Shqiptaro-amerikanët, Serbisë:Njihe pavarësinë e Kosovës

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka uruar popullin e Kosovës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe i bënë thirrje Serbisë për shpërbërjen e strukturave ilegale paralele dhe që ta njoh Kosovën si një komb i pavarur.

Në një letër publike të këtij këshilli thuhet se ky veprim sjell Kosovën më afër aspiratave të saj të Bashkimit Evropian dhe integrimit në NATO.

“Populli dhe institucionet e Kosovës kanë bërë progres të madh në drejtim për të shndërruar Kosovën në një demokraci të stilit perëndimor që përmbush kriteret e BE”, thuhet në këtë letër.

Megjithatë, zgjedhjet e fundit në Serbi, sipas këtij këshilli,  me kthimin në pushtet  të ish-aleatëve të Sllobodan Millosheviqit, Presidenti Nikolic dhe kryeministri i caktuar Ivica Daçiç, i njohur dikur si “Slloba i vogël”,  janë hap prapa dhe që sjellin në pushtet përgjegjësit e drejtëprësëdrejtë për spastrimin etnik në Kosovë.

”Kjo ka sjellë shqetësim të madh në Uashington dhe në Bruksel”, thuhet në këtë letër..

Ky këshill i ka bërë thirrje edhe Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për të kërkuar nga autoritetet serbe tu japin fund institucioneve paralele serbe dhe pranisë së fshehtë të policisë serbe në veri të Kosovës.

“Nuk mund të ketë as paqe dhe as stabilitet deri në shtrirjen e pushtetit të Qeverisë së Kosovës si në të gjithë veriun”, konstaton ky këshill. 

Lajme të ngjashme

Back to top button