Edhe një ditë e nxehtë, temperature deri 37°C

Sot do të jetë dit me diell, shumë nxehtë dhe me erë. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe breshër (edhe pse gjasat janë të vogla). Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja dhe lindja. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 12°C deri 23°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës nga 28°C deri 37°C. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të kemi mot të nxehtë me diell. Do të frynë erë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 18°C, ndërsa temperatura maksimale e ditës 34°C.

Lajme të ngjashme

Back to top button