Trump Ivanovit: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin

Marrëveshja e Prespës e hapë rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, i ka shkruar presidenti amerikan Donald Trump, presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Maqedonia ka shumë arsye që këtë vit të jetë krenare. Marrëveshja Historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe i hapë rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do ta përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA është e gatshme ta përkrah Maqedoninë, veçmas për bisedimet për anëtarësimin tuaj në NATO. Ju dëshiroj gjitha të mirat qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Trump.

Ndryshe, presidenti Ivanov, disa herë është deklaruar se është kundër Marrëveshjes për Emrin. Këtë e ka deklaruar edhe gjatë takimit të sotëm me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg Ivanovit dhe Mickoskit: Është iluzion të mendoni anëtarësimin nëse s’e pranoni marrëveshjen

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button