Stoltenberg Ivanovit dhe Mickoskit: Është iluzion të mendoni anëtarësimin nëse s’e pranoni marrëveshjen

“Kjo është mundësi historike për këtë vend, bëhet fjalë për mundësi të papërsëritshme të bëheni anëtare të bashkësisë ndërkombëtare, por për ta bërë atë, patjetër duhet që të pajtohemi me marrëveshjen për emrin, nuk ka rrugë tjetër për anëtarësim në NATO”, kjo është porosia e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg që i ka dërguar presidentit Gjorge Ivanov dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit të sotëm, njofton Portalb.mk.

“Dikush mendon që mundet të thotë “po” për anëtarësim dhe jo për referendumin, por nuk ka mundësi të tillë. Është iluzion i plotë që të mendohet se nëse thoni “jo” për marrëveshjen dhe “po” për anëtarësim, do të bëheni pjesë e NATO-s, duhet t’i thuhet “po” marrëveshjes për emrin dhe “po” anëtarësimit, që të anëtarësoni”, deklaroi Stoltenberg.

http://portalb.mk/553272-sekretari-i-pergjithshem-i-nato-s-stoltenberg-vazhdon-agjenden-e-tij-ne-takime-me-kreret-shteteror-te-maqedonise/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button