Micotakis: Marrëveshja e Prespës është dështim politik dhe diplomatik për Ciprasin dhe Koxiasin

Qëndrimin se Marrëveshja e Prespës është e keqe për Greqinë, por edhe se paraqet dështim diplomatik dhe politik për kryeministrin Aleksis Cipras dhe shefin e diplomacisë Nikos Koxias, e përsëriti lideri i Demokracisë së Re opozitare Kirijakos Micotakis, në fjalimin e tij hyrës në takimin në Selanik me përfaqësuesit e organizatave të prodhuesve dhe të organizatave shkencore nga Greqia Veriore, duke dërguar kritika të ashpra deri te Qeveria greke, si për ekonominë, ashtu edhe për çështjen e  emrit.

“Këtu në Greqinë Veriore ekziston edhe një re e cila e zbeh atmosferën, së bashku me renë e tatimeve, të kontributeve, të rënies së shtetit, ndërsa ka të bëjë me çështjen e Shkupit”, tha Micotakis.

Siç raporton korrespondentja  e MIA-s nga Athina, lideri i partisë më të madhe opozitare greke, edhe një herë e akuzoi qeverinë se ua ka dhënë “identitetin maqedonas fqinjëve”.

Lideri i Demokracisë së Re shtoi se vetë prodhuesit e dinë mirë se po përballen me probleme me konkurrencën, me çështje të lidhura me regjistrimin e produkteve, probleme të cilat sjellin “dyshim të ndërsjellë i cili në fund shndërrohet në pengesë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe tregtare”. Më parë, sipas tij edhe krahas problemit të pazgjidhur, ekzistonte balans.

Kirjakos Micotakis theksoi se mënyra në të cilën ka menaxhuar qeveria me gjithë këtë çështje “e helmon vetë shoqërinë dhe shkakton reagime të logjikshme negative”, ndërsa paralelisht “duke e  ofenduar vetëdijen kombëtare, i përforcon zërat nacionalist”.

“E dini, patriotët e vërtetë nuk janë nacionalistë. Ndërsa nacionalistët ekstrem nuk janë patriot. Asnjëherë nuk duhet ta harrojmë këtë. Dhe të mos i përziejmë këto dy terme. Është shumë ofenduese për një popull të tërë, veçanërisht për popullin e Maqedonisë, secili që nuk pajtohet  me këtë marrëveshje, në mënyrë kolektive të karakterizohet si djathtist radikal dhe si nacionalist”, porositi lideri i Demokracisë së Re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button