Një zyrtar i Trumpit: “Po punohet për të penguar presidentin”

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha, në kushte anonimiteti, se zyrtarë të administratës po punojnë për të penguar pjesë të agjendës së presidentit Donald Trump, për të mbrojtur SHBA-në nga, siç tha ai, “prirjet e tij të këqija”.

Në një editorial për gazetën New York Times, autori tha se “imoraliteti” i Trumpit ka çuar në vendime të keqinformuara dhe të pamatura, transmeton REL.

Trump tha se autori anonim është “i mjerë”, ndërsa gazetën e cilësoi si “të rreme”.

Sekretari për media i tij tha se autori misterioz është “frikacak” dhe duhet të largohet.

New York Times e mbrojti editorialin, duke thënë se ai “i shton vlerë të rëndësishme kuptimit të publikut për atë që po ndodh në administratën Trump”.

Editoriali vjen një ditë pasi fragmente të një libri të gazetarit Bob Woodward për Shtëpinë e Bardhë, kanë zbuluar se zyrtarë të lartë të Trumpit kanë fshehur dokumente të ndjeshme për ta parandaluar atë nga nënshkrimi i tyre.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha, në kushte anonimiteti, se zyrtarë të administratës po punojnë për të penguar pjesë të agjendës së presidentit Donald Trump, për të mbrojtur SHBA-në nga, siç tha ai, “prirjet e tij të këqija”.

Në një editorial për gazetën New York Times, autori tha se “imoraliteti” i Trumpit ka çuar në vendime të keqinformuara dhe të pamatura.

Trump tha se autori anonim është “i mjerë”, ndërsa gazetën e cilësoi si “të rreme”.

Sekretari për media i tij tha se autori misterioz është “frikacak” dhe duhet të largohet.

New York Times e mbrojti editorialin, duke thënë se ai “i shton vlerë të rëndësishme kuptimit të publikut për atë që po ndodh në administratën Trump”.

Editoriali vjen një ditë pasi fragmente të një libri të gazetarit Bob Woodward për Shtëpinë e Bardhë, kanë zbuluar se zyrtarë të lartë të Trumpit kanë fshehur dokumente të ndjeshme për ta parandaluar atë nga nënshkrimi i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button