Basha: Me Ramën në qeveri, pasurohet krimi dhe falimentojnë të ndershmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përsëriti edhe njëherë akuzat se qeveria mbështet krimin e organizuar dhe oligarkët, në dëm të bizneseve të ndershme.

Nëpërmjet një skeme video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Basha tregoi se është rritur ndjeshëm numri i bizneseve që kanë shpallur falimentin, krahasuar me një vit më parë, transmeton Top Channel.

Sipas shifrave të publikuara nga Basha, nga 6140 biznese të mbyllura në periudhën janar-gusht 2017, kjo shifër ka shkuar në 9,260 në të njëjtën periudhë të vitit aktual, një rritje me rreth 30 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button