Shehapi: Për herë të parë e shoh filmin “Mocking of Christ”

Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi e ka komentur filmin kontrovers “Tallja me Krishtin” i prodhuar nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë, në kohën kur ai ka qenë në pozitën e sekretarit shtetëror. Filmi në fjalë, ka skena ku ish ushtarët e UÇK-së i paraqet si dhunues dhe për këtë ka pasur reagime të shumta në opinion, madje dhe nga ministri aktual i Kulturës dhe drejtori aktual i Agjencisë së Filmit, njofton Portalb.mk.

“E ndjej për obligim të prononcohem dhe t’ju them se jam i habitur me këtë film. Personalisht për herë të parë dëgjoj për këtë film, ku ofendohen shqiptarët dhe vlerat e UÇK-së. Por dihet se si ka funksionuar ai sistem. Ka qenë një periudhë, kur shumë projekte janë fshehur nga shqiptarët dhe kjo ka qenë e mundur veçanërisht në subjektet e mëvetësishme, siç është Agjencia e Filmit, e cila është e pavarur, ku nuk kemi pasur qasje se çka dhe si punohet atje. Unë, personalisht, e dënoj këtë projekt filmik të kësaj agjencie dhe kërkoj urgjentisht që, ata që e kanë prodhuar dhe lejuar këtë projekt të përgjigjen. Ndërkaq, sa i përket filmit, ai patjetër të hiqet nga emetimi në publik. Botërisht dihet se lufta e shqiptarëve të Maqedonisë ishte e pastër dhe është zhvilluar duke i respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës. Prandaj, nënçmimet e tilla janë të papranueshme”, thotë Shehapi.

Ademi: Do të inspektohet se a është respektuar norma ligjore në filmin “Mocking of Christ (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button