“FFP” imponon kufizime, Inter heq disa lojtarë nga lista e Champions

Për shkak të kufizimeve të imponuara nga “Fair Play Financiar” dhe numrit të lojtarëve që kërkon UEFA në kompeticionet kontinentale, Inter detyrohet të skartojë nga lista e Champions League disa lojtarë.

Galiardini nuk do të mund të luajë me formacionin zikaltër në turneun elitar europian edhe pse është ndoshta i vetmi që integrohet më së miri taktikisht me një lojtar si Brozovic dhe ka një kosto të lartë blerje, transmeton TCH.

Trajneri Spalleti ka vendosur të heqë lojtarin nga Bergamo, së bashku me Zhoao Mario si dhe Dalbert. Për t’u përballur me skuadra mjaft të forta që në fazën e grupeve si Barcelona, Totenhem dhe PSV Eind’hoven, Inter do të ketë në dispozicion 20 futbollistë.

Sipas direktivave të UEFA-s, listat e klubeve duhet të jenë një baraspeshë mes blerjeve dhe shitjeve të lojtarëve, krahasuar me kompeticionin paraardhës, në këtë rast Europa League e sezonit 2016-17. Kandreva përfshihet në listë për shkak se nuk influencon ekonomikisht, ashtu si Borha Valero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button