VMRO-DPMNE në Kërçovë protestoi kundër referendumit në Maqedoni

Opozitarja VMRO-DPMNE sot ishte në Kërçovë, ku ka mbajtur marsh kundër referendumit. Lideri i partisë, Hristijan Mickosi theksoi se për çështjet kombëtare siç është referendumi i 30 shtatorit duhet të vendosë populli dhe jo elitat politike.

Mickoski nuk tregoi se a është VMRO për, kundër apo për bojkot të referendumit. Ai tha se nuk ka të drejtë t’i përzihet popullit, duke kërkuar që të vendosë me racionalitet, pasi sipas tij, nuk ka kohë e as mundësi për gabime.

Ai tha se Marrëveshja është e dëmshme për vendin dhe identitetin. Ndërsa akuzoi Qeverinë se po manipulon me ndjenjat pro-evropiane të qytetarëve, se po përpiqet ta mbulojë krimin me gënjeshtra për të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button