Qeveria e Maqedonisë me rekomandime për barazi mes burrave dhe grave
Në seancën e 85-të Qeveria shqyrtoi dhe pranoi raportin vjetor për aktivitetet e ndërmarra dhe avancimi i arritur për vendosjen e mundësive të barabarta të grave dhe burrave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2017.
Një pjesë e rekomandimeve të cilat dalin nga ky raport për vitin 2019 është që të sigurohen:
- Shërbime cilësore nga aspekti seksual dhe shëndetit të riprodhimit;
- Vazhdimi dhe finalizimi i procesit për kujdesin e fëmijëve dhe transmetimin e ngarkesës së grave ndaj shoqërisë nëpërmjet rritjes së kapaciteteve dhe sigurimit të formave të ndryshme të përkujdesjes së fëmijëve.
- Ndërmarrjen e masave për balancimin e punës dhe familjes;
- Rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe ndërmarrjen e masave speciale për përforcimin ekonomik të grave dhe grave rurale.