Ed Sheeran lë të kuptohet se është martuar në fshehtësi

Ed Sheeran është i njohur si një prej yjeve që e mban të fshehur jetën private, ndërsa së fundmi e ka bërë një lëshim në këtë aspekt.

Këngëtari duket se ka konfirmuar se është martuar me të dashurën Cherry Seaborn, shtatë muaj pasi kishte bërë të ditur se është fejuar, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste për Access, 27-vjeçari ka lënë të kuptohet se është martuar në mënyrë të fshehtë.

Gazetari e pyeti: “Si është puna me detajet e martesës? A e keni caktuar datën? E dini kur, e dini ku?”.

Ndërsa në atë moment, Sheeran bëri një gjest në drejtim të një unaze të argjendtë në gishtin e unazës në dorën e majtë duke qeshur.

“Në rregull! Kjo është e bukur! Urime miku im. Si e fshehe këtë”, i është drejtuar intervistuesi.

“Edhe ashtu unë nuk bëj asgjë publike”, ka thënë më tej këngëtari.

Ndërsa kur gazetari i tha: “Kjo është e mrekullueshme”, Ed ia ktheu: “Faleminderit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button