Kryeministri Zaev: Qytetarët duke votuar “për” në referendum, sigurojnë 2/3 e votave në Kuvend

“Besoj se qytetarët, në një atmosferë të tillë relaksuese do të dalin dhe do të votojnë “për”” në referendum, dhe kjo do të sigurojë 2/3 e votave të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, për të nisur procedurat formale-juridike të marrëveshjes me Greqinë, kështu është deklaruar sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev nga Kriva Pallanka ka sqaruar se Qeveria e Maqedonisë nuk do të harxhojë më shumë se 400 mijë denarë për fushatën e referendumit, pasi që sipas tij, fushata e referendumit nuk është sikur fushata e zgjedhjeve parlamentare.

“Do të doja të qartësojë një paqartësi. Ato nuk janë para që iu ndahen deputetëve. Mjetet do të ndahen në përputhje me atë se kush është “për” dhe “kundër” në referendum, varësisht se si janë prononcuar deputetët. Nuk besoj se do të ketë nevojë për mjete shtesë, më shumë se që u parapanë, 400 mijë denarë, sepse referendumi nuk është sikur zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon harxhim për fushatë”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka sqaruar se votimi “për” i qytetarëve në referendumin e 30 shtatorit siguron 2/3 e votave në Kuvendin e Maqedonisë, dhe kjo do të hapë rrugën për zbatim në praktikë të marrëveshjes me Greqinë.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë gjasë historike, sepse nuk është e lehtë të arrihet një marrëveshje e tillë e ndjeshme me Greqinë, e cila na i hapi dyert për BE, për perspektiva më të mira, për prosperitet ekonomik, për mbajtjen e të rinjve në shtet, për ruajtjen e integriteti territorial, të trashëguar nga paraardhësit tanë. Për këtë unë besoj se qytetarët duke votuar “për”, do të sigurojnë 2/3 e votave të deputetëve për vazhdimin e procedurave formale-juridike në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Zaev.

LEXO: Maqedonia, LSDM nuk ka projeksion për shpenzimet e fushatës së referendumit
LEXO: 71 deputetë janë “për” referendumin

Përndryshe nesër është dita e fundit që do të kuptohet se sa hapësirë mediale do të marrin partitë në kuadër të fushatës së referendumit që do të mbahet më 30 shtator, në të cilën qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Ndërkaq për fushatën e referendumit janë paraparë të harxhohen 80 milion denarë nga Kuvendi i Maqedonisë, dhe 400 mijë denarë nga Qeveria e Maqedonisë.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button