Mickoski dhe matematika e tij: 2+2=5?

Disa fatura të rënda për pagesë kanë arritur në tavolinën e punës të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mckoski. Kreu i opozitës vetë i ka prodhuar këto fatura, nëpërmjet disa procedurave: mosdistancim nga politikat devijuese të udhëheqësisë paraprake, mosdënim të dhunës së 27 prillit, i rrethuar me njerëz të cilët de fakto janë “fëmijë” të politikave paraprake, jo-gjithëpërfshirës ndaj kuadrove dhe lidhje të dyshuar me prioritetet strategjike të partisë – anëtarësimi në BE dhe NATO, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shkruan “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, e vendosur në kontekstin e referendumit është e qartë se pse Mickoski taktizon dhe ende nuk e kumton qëndrimin e partisë për çështjen e referendumit. Ai krijoi atmosferë të borxhliut në disa baza: në vend që të transferohet nga Pallati i Bardhë, i cili u bë sinonim i harxhimit të padisiplinuar të parave, ai u bë vasal dhe tani duhet që në bazë të faturave të Pallatit t’i krijojë vendimet. Dhe çdo ditë kur kalon përskaj pikturave të shtrenjta brenda pallatit, sipas të gjitha gjasave i kujtohet se çdo shtet i robëruar fillon nga një parti e robëruar. Mickoski me dy këmbë ka hyrë në atë këpucë, por lideri “matematikisht preciz” nuk llogarit se llogarinë financiare që të tjerët ia mbulojnë, është llogari politike që në fund ai vetë do të duhet ta paguajë. Se në këtë rast 2+2 nuk janë 4, por 5, me TVSH për autonominë e humbur.

Mosdënimi i dhunës së 27 prillit, e vendosin nën trysni që të thotë se partia nuk i ka tradhtuar patriotët e saj. Me atë, konfirmojnë se Kuvendi ka punuar për partinë, pasi që presin partia të përkushtohet për ta: mendoj, qëndrimin për referendumin ta tregtojë për lirimin e tyre. Ajo ia rëndon pozitën, pasi që kur të sqarojë se është duke punuar për standarde evropiane, do të duhet që të sqarojë se pse dëshiron që të mos ketë shtet të së drejtës.

koketimi me hipotekat dhe kuadrot nga e kaluara partiake famëkeqe, tanimë shkaktojnë kaos dhe mosmarrëveshje në parti. Derisa ai thotë se qëndrimi për referendumin do ta kumtojë pas konsultimeve me qytetarët (të cilët zgjasin tërë verën dhe assesi të mbarojnë), deputeti Antonio Milloshoski në mënyrë individuale kërkon mjete që të udhëheq propagandë për bojkot të referendumit. Ashtu siç vetë ka deklaruar, kërkesën e ka dërguar në “konsultime me koordinatorin e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së”.

Çfarë tregon ky akt? Përskaj asaj që Milloshoski në skenën politike e teston dhe e vendos nën trysni deklarimin e Mickoskit, ajo tregon edhe se çfarëdo vendimi i udhëheqësisë së partisë rreth referendumin nesër nuk do të jetë obligativ për deputetët e kësaj partie. Ose të paktën jo për të gjithë. Një pjesë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij referendumi për ardhmërinë e Maqedonisë, paraprakisht janë përgatitur që ta tregojnë qëndrimin e tyre personal: të japin mbështetje. Problem i liderit mund të jetë nëse rëndesa politike e atyre deputetëve është më e madhe nga ajo e udhheqësisë aktuale të partisë dhe nëse rritet në mënyrë proporcialisht të drejtë me qëndrimet difuzive të kreut partiak.

Hristian Mickoski

Çdo ditë që kalon me heshtje, e gërryen çmimin e vendimit që një ditë do ta kumtojë, pasi që do të jetë me përshtypje se është sjellë nën trysninë e dikujt tjetër.

Më pas, ai thotë se propagandën do ta udhëheq me buxhetin e tij. Në përkthim, fushatën do ta paguajnë ata të cilët deri më tani ia kanë dhënë buxhet – i paguan llogaritë partiake dhe harxhimet për “punën verore”. Të kishte Mickoski buxhet partiak, të mos ishte i bllokuar në kredi dhe në këste për atë ndërtesë, nuk do të insistohet në ligj të ri për financim të partive nga buxheti shtetëror. Për të qenë hipokrizia edhe më e madhe, ka propozuar që mjetet që i takojnë VMRO-DPMNE-së për propagandë publike (prej të cilave ka hequr dorë) që të rikonstruohet shkolla e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, transmeotn Portalb.mk.

DW shkruan se kujdesi i Mickoskit për shkollën është gënjeshtër. Do të ishte i sinqertë, nëse kujdesi do të ishte treguar gjatë 11 viteve të VMRO-DPMNE-së në pushtet. Kështu, rëndë sqarohet se pse tërë dekadën nuk është kujtuar partia e tij për atë shkollë. Derisa ka qenë sekretar i përgjithshëm i partisë (ose paraprakisht në pozita tjera) ka mundur që t’i propozojë liderit të atëhershëm, kryeministrit Nikolla Gruevski, që të shkurtojë ndonjë kat nga Shtëpia e Bardhë ose të mos vendos ndonjë përmendore pasi që shkollat janë  më të rëndësishme. Por, pasi që nuk e ka bërë atë, tani ky propozim është dyfytyrësh dhe i vonuar.

Qëndrimi i tij se “nëse referendumi është i pasuksesshëm do ta legjitimojë Qeverinë dhe Zaevin”, është thikë me dy tehe. Referendumi si proces mund të jetë i suksesshëm ose i pasuksesshëm, por megjithatë do të tregojë vullneti i shumicës. Nëse ai test vlen për Zaevin, do të vlejë edhe për Mickoskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button