Koha për një njehsim ekonomik në rajon, u tha në Durrës

Në konferencën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri i Zgjerimit Hojanes Hahn ka theksuar se është i nevojshëm një njehsim ekonomik në rajon, për ekonominë, infrastrukturën rrugore etj.

Ai shtoi se Shqipëria ka bërë shumë progres sa i takon anëtarësimit, duke deklaruar se muajt e fundit ka pasur zhvillime pozitive në rajon, transmeton Koha.net.

“Miratimi përfundimtar mund të bëhet realitet në vitin që vjen sa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në integrimit evropian. Ndërsa çështja e vizave për Kosovën duhet të trajtohet sa më shpejt. Diskutuam për agjendën e integrimit ekonomik. Gjatë vitit të fundit, janë hapur 18 mijë vende pune në të gjithë rajonin. Duhet të hiqen barrierat e tregtisë në rajon. Rajoni duhet të jetë i vetëmbështetur, për energjinë, tarifat etj”, – u shpreh Hahn.

Më herët, Hahn ka shkruar në Twitter rreth takimit të kryeministrave të Ballkanit perëndimor që po mbahet në Durrës. Hahn thekson se fokusi kryesor i këtij takimi do jetë bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit si dëshmi e mëtejshme e angazhimit të fortë me rajonin.

“Takimi i sotëm mes liderëve në Durrës përforcon dinamikën pozitive që kemi treguar gjatë muajve të fundit në lidhje me perspektivën europiane për Ballkanin Perëndimor. Zona ekonomike do të nxisë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin në rajon përgjatë rrugës për anëtarësimin në BE”, shkruan ndër të tjera komisioneri Hahn.

Ai tha bujqësia, turizmi janë fusha të rëndësishme për promovimin e ekonomisë së rajonit, përfshirë edhe energjetikën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se sot janë shumë më mirë gjërat se sa para katër-pesë vitesh, por duhet bërë më shumë për ngritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, andaj duhet shfrytëzuar potencialin e rajonit përmes lehtësimit të shkëmbimeve tregtare.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt sot në Durrës.

“Kemi pasur një diskutim të gjatë me Dushko Markoviq lidhur me sfidën e punësimit dhe vështirësitë që hasim këtu, i has Kosova, Serbia, i gjithë rajoni, për të përfshirë në tregun e punës në sektorin privat më të rinjtë. U tha edhe gjatë takimit, diçka tha edhe presidenti i Bankës, nënvizoi edhe komisionari se ka pasur rritje të qëndrueshme ekonomike në rajon, dhe rritje të punësimit. Kur kemi përpara shifrat e punësimit, njerëzit rrudhin buzët, sepse e dinë shumë mirë se kanë nevojë për një punë të paguar më mirë, për paga më të larta. Për këtë arsye besojmë se përveç reformave në vendin tonë dhe progresit, duhet të shfrytëzojmë potencialin e madh të pashfrytëzuar të rajonit tonë përmes lehtësimit të shkëmbimeve tregtare”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe rreth shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kur vjen puna te shkëmbimet tregtare kemi herë pas here ngërçe dhe probleme, Haradinaj tha se në gjysmën e dytë të nëntorit do të kemi mbledhjen e dy qeverive dhe kemi rënë dakord që kësaj radhe të tejkalojmë dy-tri ngërçe për doganave dhe ndërveprimeve në këtë fushë”, tha Rama.

Kryeministri i Maqedonisë dhe ajo e Serbisë nuk kanë marrë pjesë në takim për shkaqe teknike.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se përmbushja e vizioneve për BE-në është shumë e rëndësishme dhe se gjatë vitit të kaluar është bërë një përparim i madh në rajon.

“Në mënyrën më të mirë të avancojmë standardet dhe ekonominë tonë dhe në këtë mënyrë të jemi gati për Bashkimin Evropian dhe tregun e përbashkët evropian. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të përmbushim obligimet tona që kemi marrë në Trieste në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të shohim të arriturat dhe ato që nuk kemi arritur dhe cilat janë kufizimet që kemi në nivel nacional dhe që këto obligime t’i përmbushim dhe që natyrisht dhe se plani duhet të jetë kah obligativ, në mënyrë që ekonomitë tona t’i ngremë në nivel më të lartë, në mënyrë që standardet e ekonomive tona të jetë më i mirë”, tha ai.

Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, ka bërë të ditur se BERZH-i do të organizojë takimin e ardhshëm në maj në Sarajevë për Ballkanin Perëndimor

“BERZH ka investuar 10 miliardë euro dhe ky është rajoni më i lartë për frymë për investimet e BERZH-it, por kjo nuk do të kishte ndodhur pa pasur investime nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka ndodhur pasi ka pasur ndryshime. Por, ndërkohë edhe sfida për të ndihmuar për perspektivën evropiane për të investuar çdo vit që kjo agjendë të përshpejtohet më tej. BERZH do të organizojë takimin e ardhshëm në maj në Sarajevë për Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti i BERZH-it.

Kryeministri i Maqedonisë dhe ajo e Serbisë nuk kanë marrë pjesë në takim për shkaqe teknike.

Për shkak të motit të keq, kryeministri Zaev anulon vizitën në Durrës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button