GJND do të dëgjojë padinë e Iranit kundër SHBA-ve
Ka filluar procesi gjyqësor në lidhje me padinë e ngritur në Gykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) nga Irani kundër SHBA-ve, për shkak të rivendosjes së njëanshme të sanksioneve nga ky shtet i cili u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).
GJND, qendra e së cilës ndodhet në Hagë të Holandës do t’i dëgjojë ankesat e palës së Iranit, i cili ka ngritur padi kundër SHBA-ve në lidhje me sanksionet e njëanshme të këtij vendi.
Teherani thekson se rivendosja e sanksioneve nga presidenti i SHBA-ve Donald Trump duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore është në kundërshtim më “Marrëveshjen e Miqësisë Iran-SHBA” të nënshkruar në vitin 1955 në mes të dy shteteve. Qeveria e Teheranit kërkon pezullimin e sanksioneve deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Ndërsa pala amerikane, e cila pretendon se marrëveshja në fjalë tanimë në nuk është e vlefshme, pretendon se sanksionet kundër Iranit nuk po shkelin ndonjë marrëveshje.
Trump më 8 maj solli vendimin për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit.
Pas kësaj qeveria iraniane ngriti padi në GJND me arsyetimin se sanksionet e njëanshme të SHBA-ve shkelin “Marrëveshjen e Miqësisë” të nënshkruar në vitin 1955 mes dy vendeve.
GJND kryen detyrën e organit gjyqësor të OKB-së për zgjidhjen e problemeve në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe atë të Kombeve të Bashkuara (OKB).