Duma: Ibraimi më tha “shefi më kërkon”, më pas votoi sikur anëtarët e VMRO-DPMNE-së

Në gjykimin për lëndën “Titanik 2”, e para ka dëshmuar ish anëtarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Violeta Duma, njofton Portalb.mk.

Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), Fatime Fetai e ka pyetur Dumën nëse i kujtohet seanca e KSHZ-së, për ankesa për votimin 1727 në Komunën e Strumicës, për zgjedhjet lokale të vitit 2013.

“A keni parë dikë gjatë kohës se seancës që t’i lajmërohet Bedredin Ibraimit?”, e ka pyetur Fetai. Duma konfirmoi se i kujtohet se Bedredinit i ka cingëruar telefoni, pasi që ka qenë i ulur afër saj.

“E saktë është se i ka cingëruar telefoni dhe zotëri Bedredin ka dalë” tha Duma.

Ajo tha se nuk i kujtohet nëse ka shikuar në telefon, ose Bedredini i ka thënë “shefi më kërkon”. Ajo tha se nuk e ka kuptuar bisedën mes Bedredinit dhe bashkëbiseduesit, pasi që ka folur në gjuhën shqipe.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Thaç i lajmërohet Bedredinit që të votojë për pranimin e ankesës së VMRO-DPMNE-së dhe Ibraimi më pas ka votuar siç i ka thënë Thaçi.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button