Delegacioni i Kuvendit me kongresmenët e SHBA-së ka biseduar për fushatën e referendumit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me delegacionin e Kongresit të SHBA-ve, i cili qëndron në vizitë oficiale në Republikën e Maqedonisë. Kongresmenët, Bil Flores, Dejvid Prajs, Dina Titus, Geri Konoli dhe Suzan Dejvis kishin mundësi të këmbejnë këndvështrime për gjendjen aktuale politike me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me nënkryetarët e Kuvendit, Frosina Tashevska-Remenski, Goran Misovski dhe Vesel Memedi, me koordinatorët e grupeve parlamentare, Tomisllav Tuntev, Ejup Alimi, Dragan Danev, Teuta Biljali, Afrim Gashi dhe Surija Rashidi. Në takim ishte e pranishme edhe seketarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Në përputhje me interesin e paraqitur për diskutim nga ana e kongresmenëve, në takim u bisedua për aktivitetet rrjedhëse në Kuvend në vigjilje të propagandës publike për referendumin e caktuar për më 30 shtator, për kompetencat e Kuvendit në kryerjen e funksionit të tij mbikëqyrës të përcaktuar me Kushtetutë dhe për rregullativën ligjore në sektorin e sigurisë, me ç’rast do të sigurohet mbikëqyrje parlamentare cilësore dhe demokratike, si edhe për proceset reformuese në shoqëri, në planin e integrimit të përshpejtuar të shtetit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i njoftoi bashkëbiseduesit me aktivitetet ekzistuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me punën e deputetëve në pjesën e ligjeve reformuese, veçanërisht në segmentin e mbrojtjes dhe kundërzbulimit, si edhe me aktivitetet dhe obligimet e Kuvendit dhe deputetëve në propagandën publike në vigjilje të referendumit. Me këtë rast theksoi se edhe më tutje ekziston konsensus i gjerë politik për ardhmërinë euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu pritje se të gjithë deputetët do e njohin momentin dhe do të japin mbështetje të fuqishme për këto procese, para së gjithash, duke i marrë parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Kongesmenët e theksuan kënaqësinë për përparimin e padyshimtë të shtetit në planin e integrimeve euroatlantike dhe në përforcimin e demokracisë, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, me ç’rast theksoi se SHBA-të edhe më tutje do të japin mbështetje pa rezervë për Republikën e Maqedonisë në këto procese, me ç’rast theksuan se veçanërisht e vlerësojnë kontributin real të Republikës së Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s, ku Republika e Maqedonisë vlerësohet si partner tejet cilësor dhe i respektuar.

Kongresmenët theksuan se edhe Kongresi i SHBA-ve e vlerëson pozitivisht situatën në Republikën e Maqedonisë dhe është i hapur për bashkëpunim konkret dhe ndihmë profesionale të kolegëve të vet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button