Emigrantët eritreas në Shqipëri, Rama: Gjest i natyrshëm për ne shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të rajonit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”, deklaroi pse Shqipëria vendosi të merrte nga Italia 20 emigrantë eritreas të bllokuar në det.

“I morëm emigrantët pasi nuk mund të rrinim spektatorë përpara një shfaqjeje të turpshme. Njerëz që janë larguar nga vendi i tyre u kthyen në të burgosur. Nuk e zgjidhim dot këtë problem, por në pozitën e dikujt që rri e shikon, bëmë atë që mundëm: dhamë ndihmë”, deklaroi Rama, transmeton TCH.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi në lidhje me takimin e udhëheqësve të rajonit se u Ballkani “ka bashkëpunim të mirë politik, por jo ekonomik”.

“Kemi folur për energjinë dhe kemi parë se kemi nivel tjetër të bashkëpunimit politik, por nuk është i shoqëruar me të njëjtin nivel të bashkëpunimit ekonomik. Duhet ecur shumë më shpejt me standardet e ndërveprimit europian në raport me tarifat, kontrollet e burokracitë”, u shpreh Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button