Tetovë, është therur me thikë një person nga një person tjetër që ende nuk dihet

Sot rreh orës 4 e 50 të mëngjesit në Spitalin Klinik të Tetovës është pranuar një 56-vjeçar me iniciale F.A. me plagë nga ana e djathtë të barkut të shkaktuar me ndonjë mjet i fortë ( me siguri thikë). Pas ndihmës mjekësore të ofruar, ai është dërguar në Klinikat e Shkupit, transmeton Poralb.mk.

Lëndimet dyshohet se ia ka shkaktuar M.K (55) gjithashtu nga Tetova me të cilin më parë, si taksistë janë fjalosur në stacionin e autobusëve në Tetovë.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje ku është gjetur vetura e F.A., si dhe vetura e personit të dyshuar, që sigurohen nga shërbyesit policorë dhe po u bëhet ekspertizë.

Po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button