Për dy ditë do të mësohet se cilat parti dhe sa para do të marrin për referendumin

Të mërkurën, sipas të gjitha gjasave do të dihet se cili grup parlamentar sa mjete do të marrë për fushatën e referendumit për çështjen e emrit që duhet të mbahet më 30 shtator, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç sqarojnë shërbimet kuvendore, grupet e deputetëve dhe deputetët individual nuk do të marrin para në dorë, por fushata do të realizohet nëpërmjet blerjes së hapësirës mediatike në media të caktuara proporcionalisht sipas numrit të deputetëve në grupin parlamentar.

Fushatën për referendumin, Kuvendi pritet që ta fillojë rreth 10 shtatorit.

Ministrisë Damjan Mançevski, si përfaqësues i Qeverisë, sot paradite ka marrë pjesë në koordinimin me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në koordinim përsëri nuk ka ardhur koordinatori i opozitares VMRO-DPMNE, i cili më pas ka arritur në Kuvend për t’u takuar me 5 senatorët amerikanë.

Deri më tani, në afatin që Xhaferi ua ka dhënë grupeve parlamentare që të deklarohen nëse do të marrin pjesë në fushatën “për” ose “kundër” janë deklaruar partitë e shumicës parlamentare, ndërkaq qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është paralajmëruar për të mërkurën.

Grupet parlamentare të LSDM-së, BDI-së, si dhe Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH kanë njoftuar se do të marrin pjesë në fushatë dhe do të jenë “për” pyetjen e referendumit, ndërkaq sot duhet të deklarohet edhe Lëvizja BESA, deputetët e së cilës nëpër media kanë njoftuar se do ta përkrahin fushatën dhe janë “për” pyetjen e referendumit.

Në takimin e paradites së sotme, është biseduar edhe për seancën kuvendore që duhet që të mbahet të mërkurën në të cilën në rend dite do të vendosen edhe çështjet lidhur me zgjidhjet kadrovike që sot duhet të kalojnë në Komisionin për zgjedhje dhe Emërime, por edhe për pika tjera siç janë ligjet në lexim të parë dhe të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button