Shqipëria pranon 20 emigrantë nga Eritrea të bllokuar në ujrat italiane

Ministri i Jashtëm italian, Moavero Milanesi ka bërë të ditur se 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në Katania do të priten nga Shqipëria, disa minuta pasi ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati kishte ofruar ndihmë për këtë çështje, transmeton Top Channel. 

“Itali, ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit. Aty ku dikur eritreasit që vuajnë në mes të detit ishim ne. Dje, Italia na shpëtoi neve dhe sot ne jemi gati për të ndihmuar Italinë”, shkruajti Bushati në Twitter.

“Ky është një sinjal solidariteti që e vlerësojmë shumë”, deklaroi Milanesi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button