Është lënduar Coman, do të mungojë disa javë

Anësori francez i Bayern Munichut, Kingsley Coman, për shkak të lëndimit do të mungojë disa javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga klubi, në ndeshjen e hapjes së sezonit të luajtur me Hoffenheim të cilën e fituan 3-1, është lënduar futbollisti francez. Ai do të operohet, ndërsa pritet që pas disa javësh të kthehet në fushat e blerta.

Futbollisti 22 vjeçar edhe në muajin shkurt ishte lënduar nga e njëjta këmbë dhe pas operacionit nuk kishte veshur fanellën 2,5 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button