Bëhuni gati, nesër do të përkeqësohet moti, do të bjerë shi me bubullima

Ndryshime të mëdha të motit priten nga pasditja e ditës së nesërme, gjatë natës dhe të hënën kur pritet  që vendi të përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të përforcuar.

Të hënën dhe të martën, temperatura e ditës do të bjerë për gjashtë deri në tetë gradë Celsius, ndërsa ky ndryshim veçanërisht do të ndjehet në veri dhe në vendet më të larta.

Nesër, sipas DPHM-së, në orët e pasdites kryesisht në perëndim do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullimave. Ndryshim më të madh të motit do të ketë nga e diela pasdite kur së pari do të rritet vranësira dhe do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, diku edhe me paraqitje të bubullimës, veçanërisht në pjesët veriore.

Të dielën gjatë natës dhe të hënën në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima dhe erë veriore të përforcuar, ndërsa vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, me procese me intensive dhe në formë të motit të keq.

Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të përforcuar veriperëndimore.

Në rast të paraqitjes të shkarkimeve elektrike të DPHM-së rekomandojnë kujdes më të madh, të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën pemë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button