Ndeshje e lehtë për kampionin, derbi anglez luhet të hënën

Fundjavë e lehtë, do të jetë për kampionin në fuqi të Premier Leagues, Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Me bilanc të qindpërqindtë nga dy ndeshjet e para doli City, me tetë gola të shënuar e vetëm një të pranuar. Të shtunën me fillim nga ora 13:30, City do të jetë mysafir i Wolverhampton.

Liverpooli të shtunën po ashtu në ora 18:30 do të luajë në shtëpi ndaj Brightonit, që në fundjavën që e lamë pas, e befasoi Unitedin. “Të Kuqtë” kanë gjashtë pikë dhe deri tani, janë skuadra e vetme që nuk ka pësuar gol në dy ndeshje, e kanë shënuar 6 të tillë, transmeton KTV.

Chelsea me trajnerin e ri Maurizio Sarri ka gjetur këndellje e ka bilanc të plotë në këtë fillim edicioni dhe do të udhëtojë te Newcastle. Kjo ndeshje zhvillohet të dielën në ora 17:00.

Por, kryendeshja e javës së tretë në elitën e futbollit anglez, do të zhvillohet të hënën në ora 21:00, ndeshja Manchester United – Tottenham, e cila do ta mbyll këtë xhiro në Angli.

Unitedi i ka fituar 21 nga 26 ndeshje të zhvilluara në Premier League, në “Old Trafford” kundër Spurs dhe ka qenë triumfuese në katër të fundit, madje pa pësuar as një gol të vetëm.

Por, David de Gea nuk po kalon formë të mirë kohëve të fundit dhe ka bilanc negativ në marrjen e golave, pasi është mposhtur në 10-të raste nga 14 gjuajtje, në kornizën e portës, në ndeshjet me Spanjën dhe Manchester Unitedin.

Statistika të mira nën drejtimin e Tottenhamit, ka trajneri Mauricio Pochettino që ka fituar 199 ndeshje në të gjitha garat si trajner, duke përjashtuar këtu penalltitë, ndërsa 123 nga to i ka arritur me skuadrën e Spursave.

Nga ana tjetër, portugezi Mourinho që kur e mori drejtimin e Manchester Unitedit në sezonin 2016/17 e ka udhëhequr klubin drejt 153 pikëve të fituara, por, 16 më pak sesa Spurs në të njëjtën periudhë.

formacionin e “Djajve të Kuq”, pritet të jenë Matiq dhe Antonio Valencia, por të gatshëm mund të jenë edhe Ander Herrera dhe Alexis Sanchez. Ndërkohë, mungojnë Diogo Dalot, Sergio Romero, Marcos Rojo si dhe Luke Shaw.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button