Britania publikon këshillat Brexit për skenarin “pa marrëveshje”

Qeveria e Britanisë së Madhe ka publikuar një sërë dokumentesh me të cilat këshillon bizneset dhe qytetarët se çfarë do të duhet të bëjnë nëse Britania braktis Bashkimin Evropian pa një marrëveshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmbledhja e dokumenteve të titulluar “si të përgatitemi nëse Britania e Madhe largohet nga BE pa arritur një marrëveshje”, e cila u botua të enjten nga Departamenti për Daljen nga Bashkimi Evropian (DExEU), përfshin një sërë sektorësh, përfshirë kërkimin bërthamor, bujqësinë, financat si dhe importin dhe eksportin e mallrave mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

“Gjithmonë kemi pasur një qasje që sa më shumë i afrohemi marsit të vitit 2019, ashtu duhen përshpejtuar përgatitjet për një skenar ‘pa marrëveshje’”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, qeveria është e vendosur që të siguroj industritë dhe bizneset se një skenar “pa marrëveshje” është i pamundur, meqë Londra dhe Brukseli kanë një interes të përbashkët për të arritur një marrëveshje.

Sekretari i Brexitit, Dominic Raab, i ftuar në emisionin e radio BBC-së, “Today Programe”, tha se arritja e një marrëveshjeje është diçka shumë e arritshme, megjithatë shtoi se Britania do të duhet të jetë e përgatitur për alternativat.

Njëzet e pesë dokumentet publikuara të enjten, paralajmërojnë se në një skenar “pa marrëveshje”, do të rriste koston e pagesave me kartela bankare.

Në mënyrë shtesë, bizneset që tregtojnë me BE-në do të duhet të përgatiten për kontrolle të reja doganore, ndërsa qytetarët e Britanisë që jetojnë në BE, do të mund të përballen me humbje të aksesit në shërbimet bankare dhe shërbimet e pensioneve në Britani.

Totali i dokumenteve të cilat priten të publikohen është 80, dhe do të përfshijnë Shërbimin Kombëtar të Shëndetit, furnizimet me ushqim dhe medikamente, çështja e britanikëve që jetojnë në BE, si dhe marrëdhëniet e ardhshme tregtare me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button