Mourinho nuk mendon largimin nga Unitedi

Trajneri portugez, Jose Mourinho synon të mbetet te Manchester Unitedi edhe përkundër pakënaqësive me mos-transferimin e futbollistëve të duhur në afatin kalimtar veror.

Mourinho është i gatshëm të qëndrojë dhe të luftojë për punën e tij në Manchester United.

Sipas The Times, Mourinho mezi foli me lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes pas humbjes së tyre 3-2 në Brighton të dielën, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht nga humori i tij i errët në Amex, portugezi dëshiron të qëndrojë dhe të kthejnë gjërat në vendin e duhur në Old Trafford.

 Jose Mourinho (Getty Images)

Disa lojtarë të Unitedit besojnë se kjo është vetëm një çështje kohe para se Mourinho të zëvendësohet.

Por, fansat e Djajve të Kuq janë duke u kthyer kundër drejtuesit Ed WoodWard dhe jo Mourinhos.

 Gjatë ndeshjes së ardhshme të Unitedit, tifozët e klubit anglez pritet të protestojnë për drejtuesit e klubit.
Sipas tyre këta drejtues kanë katandisur klubin dhe e kanë futur në borxhe të mëdha. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button