Tare: Ronaldo i rëndësishëm për Serien A

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, beson se arritja e Cristiano Ronaldos është e rëndësishme për imazhin e Series A, por ka tërhequr vërejtjen se kampionati është “më i vështiri në botë”.

Fituesi i Topit të Artë ju bashkua Juventusit nga Real Madridi këtë verë në një transferim në vlerë 100 milionë euro.

“Arritja e Cristiano Ronaldos në Itali ishte ekstremisht e rëndësishme”, transmeton Telegrafi.

“Unë e shoh arritjen e tij si shumë pozitive. Kjo ka nxtur një gjë të pabesueshme në Itali, ku të gjitha klubet më të mira italiane kanë rrezikuar këtë verë që të bëjnë transferime për t’u bërë të fortë në kampionatin vendor dhe ato ndërkombëtare”.

“Ronaldo është i rëndësishëm për imazhin e kampionatit. Ne po flasim për një lojtar të cilësisë së lartë, ky transferim definitivisht e shtyn përpara futbollin italian”.

 Cristiano Ronaldo e ka vazhduar karrierën te Juventusi (Foto: Getty Images)

“A është hap prapa për Ronaldon? Jo. Juventusi është klub klasi botgëror, ata kanë arritur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve në katër vitet e fundit”.

“Portugezi është në një moshë ku mund të shprehë ende aftësitë futbollistike dhe dëshiron sukses në një prej kampionateve më të mira në botë. Ky është synim i tij dhe e heq kapelën për të, pasi kampionati italian është më i vështiri në botë”, deklaroi Tare.

Ai beson se në vitet në vijim do të kthehet shkëlqimi i dikurshëm i Series A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button