Kryeministri Zaev takon eurodeputetin Bütikofer

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Reinhard Bütikofer, i cili ishte i shoqëruar nga kryetarja e Partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (DOM), Liljana Popovska, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Qeveria e Maqedonisë, në takim eurodeputeti Bütikofer informoi kryeministrin Zaev se është nisur grupi i mbështetjes për miqësinë e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, në të cilin ai është nënkryetar.

Ai me këtë rast përcolli mbështetjen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë dhe theksoi rëndësinë vendimtare të referendumit të ardhshëm, si të ardhme të Maqedonisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Ne jemi të interesuar të shohim vetëm zgjidhje për problemin që kishit me Greqinë, por ne jemi të gatshëm për t’u angazhuar dhe për të ndihmuar për hapjen e dyerve të BE-së për Maqedoninë dhe të ofrojmë ndihmë, edhe në këtë pikë, edhe pse negociatat nuk kanë filluar, për të nxitur bashkëpunimin me BE-në”, tha në takim Bütikofer.

Kryeministri Zaev, në takim me eurodeputetin Bütikofer, përshëndeti nisjen e grupit mbështetës të miqësisë së Maqedonisë në Parlamentin Evropian dhe tha se kjo është inkurajim i rëndësishëm për qytetarët e saj, Parlamentin dhe Qeverinë.

“Tashmë nuk ka vend në botë që nuk e njohin dhe që nuk e pranojnë identitetin tonë pas marrëveshjes historike me Greqinë, sepse kemi treguar se ne jemi të gatshëm për të gjetur zgjidhje, jo duke gjetur probleme. Pra, referendumi është përgjegjësi e të gjithëve në krijimin e një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, ka thënë kryeministri në takimin me eurodeputetin Bütikofer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button