Komuna e Gostivarit apelon që të mos parkohen vetura në rrugën “Svetozar Peposki”

Për shkak të asfaltimit të rrugës, ka apeluar deri te qytetarët që më së voni deri në ora 8 të mëngjesit të ditës së nesërme të largojnë veturat e parkuara në rrugën “Svetozar Peposki”, transmeton Portalb.mk.

“Njoftohen qytetarët se nesër (e enjte) në ora 08:00 do të fillojnë punimet për riasfaltimin e rrugës “Svetozar Peposki”, respektivisht rrugës te NP Komunalec” në afërsi të SHF “Goce Dellçev, në gjithë gjatësinë e saj. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që sonte, gjegjësisht më së voni deri nesër në ora 08:00, të mos i lënë të parkuara automjetet e tyre në këtë rrugë, që të mos pengojnë mbarëvajtjen e punimeve. Automjetet që eventualisht nesër do të gjenden në vendngjarje, do të dislokohen përmes Shërbimit “Merimangë””, thuhet në apelin e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button