Trupin Koordinues për referendumin do ta udhëheq Xhaferi, VMRO-DPMNE nuk erdhi në koordinim

Kuvendi i Maqedonisë do të formojë Trup Koordinues për zbatimin e referendumin në nivel shtetëror më 30 shtator dhe mbajtje të fushatës, njofton Portalb.mk.

Ky është njëri ndër përfundimet e miratuara në takimin koordinues të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me krerët e grupeve parlamentare në të cilin kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët e Kuvendit dhe përfaqësues të Qeverisë, informuan shërbimet për informim.

Me Trupin Koordinues do të udhëheq Xhaferi, ndërkaq anëtarët e saj do të jenë nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve parlamentare.

Kuvendi do t’u japë mundësi, ashtu siç informojnë, të gjithë deputetëve të cilët janë “për”, “kundër” ose për “bojkot” të referendumit, proporcionalisht sipas deklarimit të përfaqësohen dhe të munden t’i shprehin qëndrimet dhe argumentet e tyre përpara opinionit.

Kuvendi gjithashtu sot me shkresë do të drejtohet deri te Qeveria prej ku do të kërkojë mjete për zbatimin e fushatës publike për çka do të hapë edhe llogari të veçantë.

Edhe në koordinimin e sotëm nuk ka marrë pjesë përfaqësuesi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Nga Kabineti i Xhaferit theksojnë se ai sot do të kontaktojë me ata për arritjen e marrëveshjes së mundshme për fushatë publike për referendumit.

Maqedoni, para publike edhe për deputetët që janë “kundër” referendumit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button