Anëtarët e KSHZ-së dhe drejtori i Entit të Statistikave kanë biseduar për përgatitjet për referendumin

Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor sot janë takuar me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski, me të cilin kanë biseduar për përgatitjet rreth referendumit i cili duhet të mbahet më 30 shtator të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Nga KSHZ informojnë se ata kanë biseduar për përpunimin metodologjik dhe informatik të Listës Zgjedhore, për kontroll gjatë vulosjes së certifikatave dhe certifikatave të veçanta të Listës Zgjedhore dhe për futjen dhe transferimin e të dhënave në ditën e votimit.

Paraprakisht nga Komisioni kanë kumtuar se përfshirë me sot deri në ora 12:00, nëpërmjet ueb-aplikacionit www.dijaspora.sec.mk janë dorëzuar gjithsej 2.060 paraqitje nga qytetarët për votim në përfaqësitë diplomatike – konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.

Prej tyre, 2019 paraqitje janë pranuar, 38 janë refuzuar, ndërkaq të tjerat janë duke u përpunuar.

Numër më të madh të paraqitjeve janë dorëzuar për votim në Lubjanë – 172, në Toronto – 111, Kabnera – 88 etj.  Numër më të vogël të paraqitjeve për votim ka në Kiev dhe Prishtinë – nga një, si dhe në Nju Delhi, Kajro dhe Doha – nga dy paraqitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button