Zgjohet pas një viti në koma talenti i Ajaksit

Pak më shumë se një vit nga pragtragjedia në fushën e blertë, gjatë miqësores së 8 korrikut të 2017-s me Werder Bremen, Abdelhak “Appie” Nouri është rizgjuar nga gjendja e komës.

Për shkak të një aritmie, talenti i Ajaksit pësoi një kolaps kardiovaskular, i cili i shkaktoi një dëmtim të rëndë dhe të përhershëm cerebral, por këtë të martë ka mundur të komunikojë me familjarë të tij përmes mimikës, transmeton TCH.

Momenti i frikshem, kur Nouri u shemb ne fushe.

“Gjendja e tij neurologjike është më e mirë nga disa muaj më parë”, thotë i vëllai Abderrahim.

Përgjatë këtyre muajve, djaloshi i ri nuk është harruar as në Itali. Ish-shokët e tij të skuadrës, Justin Kluivert (sot te Roma) dhe Younes (te Napoli) kanë vendosur të mbajnë veshur fanellën me të njëjtin numër që kishte Nouri tek Ajaksi, 34-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button